Telenews

Reagon Begaj, bën thirrje për parandalim të çdo situate që cenon sigurinë kombëtare

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas sulmit kimik ndaj dy ushtarëve shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh, ku sulmues ishin dy shtetas rusë dhe një ukrainas.

Begaj tha se po ndjek me vëmendje ngjarjen dhe se është në komunikim me strukturat e sigurisë dhe Forcat e Armatosura, të cilëve iu bëri thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e situatave që cenojnë sigurinë kombëtare.

“Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me shumë vëmendje. Jam në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj dhe mbështes për të vazhduar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cenon sigurinë kombëtare”, ka shkruar Begaj në një postim në Facebook, transmeton Klankosovat.tv.

Presidenti tutje i shprehu mirënjohje dy ushtarëve të lënduar.

“Mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroj shërim të shpejtë!”, përfundoi Begaj.

Të ngajshme

“Isha plotësisht i tronditur”, Harry Kane rrëfen momentin e fitimit të Topit të Artë

Rrezarta Ramaj

Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të ndryshohet dhe korrigjohet sa më parë

Rrezarta Ramaj

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj