Telenews

Reagon Hoti: Belgin, puno fortë pasi përfaqësuesja e Kosovës ka nevojë për një talent si ti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti është në mesin e figurave politike që kanë reaguar lidhur me sulmin që iu bë futbollistit Belgin Jashari.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, shkroi se sulmi ndaj Jasharit duhet të dënohet ashpër dhe çdo formë racizmi duhet të zhduket.

Hoti pati edhe një mesazh për Belginin, duke i thënë ‘puno fort sepse përfaqësuesja e Kosovës ka nevojë për ty”.

“Në një sport që duhet të vlerësohet përkushtimi dhe cilësia, paragjykimi nuk ka vend. Koha është që trajnerët dhe klubet të zgjedhin jo sipas paragjykimeve, por sipas performancës. Belgin, puno fortë sepse përfaqësuesja e Kosovës ka nevojë për një talent sikur ti!”, shkroi ndër tjerash Hoti, transmeton Klankosoa.tv

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ministrja e dorëhequr e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e dënoi aktin, duke shtuar se “vendi ynë, është atdhe i të gjithë neve, pa asnjë dallim”.

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj