Telenews

Reagon Tahiri: Qeveri kah jeni nis? Kthjelluni!

Në një postimknë Facebook, Tahiri ka përmendur disa nga vendimet e fundit të Qeverisë, për të cilat opozita ka dhënë kritika të vazhdueshme.
“Trustit i thatë jo, me vetëdije po e dërgoni vendin në kolaps energjetik me vendime anti-ligjore.Ligji i Pagave është pluhurosur në sirtaret e zyreve të juaja e qe besa 100 euro ende nuk i dhatë për punëtorët e sektorit privat. Qeveri kah jeni nis? Kthjelluni!”, ka shkruar Tahiri.

Komisioni për Buxhet nuk e ka miratuar sot propozimin që t’i rekomandohet Kuvendit shqyrtimi i ligjit që mundëson tërheqjen e një pjese të kursimeve pensionale.
Deputetët e opozitës të këtij komisioni ishin pro, ndërsa votat nga LVV-ja ishin kundër.
Në Kuvend, projektligji do të shqyrtohet pa aprovim të Komisionit apo Qeverisë.
Iniciator i këtij ligji ishte deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Të ngajshme

Mimoza ka një kërkesë për Era Istrefin

Blearta

Barcelona mund ta transferojë Muriqin për 15 milionë euro

Blearta

Vanesa flet hapur për puthjen në buzë me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur siç e puth unë…

Blearta