Telenews

RENAULTI PEZULLON PRODHIMIN E MAKINAVE NË RUSI

Prodhuesi francez i makinave Renault ka njoftuar se po pezullon edhe një herë punën në fabrikën e tij në Moskë.
Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti i Ukrainës i bëri thirrje Renaultit dhe kompanive të tjera franceze që të largohen nga Rusia, ndërsa ai iu drejtua parlamentit francez përmes videolidhjes.
“Ata duhet të ndalojnë financimin e vrasjeve të grave dhe fëmijëve”, u tha ai deputetëve francezë.
Renault kishte rifilluar operimet në Moskë këtë javë, pas ndërprerjes së punës pas pushtimit të Ukrainës.
Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën në mbrëmje, prodhuesi francez theksoi se tashmë ishte në përputhje me sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë.

Të ngajshme

16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google të ekspozuara në atë që po vlerësohet si “rrjedhja historike e të dhënave”

Valjeta Turkaj

Momenti kur raketa SpaceX shpërthen gjatë testimit

Valjeta Turkaj

Facebook me ndryshime të mëdha për përmbajtjen video, ja çfarë do të jetë ndryshe

Valjeta Turkaj