Telenews

Reportazhi që demanton pretendimet e Vuçiqit: Fshati në jug të Kosovës, ku shqiptarë dhe serbë ndihmojnë njëri-tjetrin

 

 

Fshati Biti e Ulët në komunën e Shtërpcës është shndërruar në simbol të bashkëjetesës së serbëve dhe shqiptarëve. Përveç se shfaqin respekt të ndërsjellë dhe shoqërohen në baza ditore, ata ndihmojnë njëri-tjetrin sa herë që është e nevojshme, përfshirë edhe në punët e fshatit.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq vazhdimisht gjen ankesa për t’i adresuar tek autoritetet ndërkombëtare. Ai gjatë gjithë kohës pretendon se ka dhunë sistematike ndaj serbëve të Kosovës, teksa ka akuzuar autoritetet e Kosovës për “politikë represive”.

Së fundmi për këtë punë ai u ankua në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Presidenti serb u ankua se “regjimi” i  Albin Kurtit në vend që të sanksionohej është shpërblyer vazhdimisht nga ndërkombëtarët, ndërsa pretendoi se gjatë kësaj kohe ka pasur respresion të vazhdueshëm ndaj popullatës etnike serbe.

Të ngajshme

Berisha: Vota ime nuk është e determinuar nga askush, as nga opozita – duhet të reflektojmë të gjithë

Erzana Fazliu

Tragjedia në Teksas: Shkon në 27 numri i viktimave – 20 vajza ende të zhdukura

Erzana Fazliu

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Erzana Fazliu