Telenews

Rexhepi: Për 24 orë janë shqiptuar 2000 gjoba në trafikun rrugor

Nevoja për ashpërsimin e gjobave apo ndryshimi ka rrjedhur si pasojë e gjendjes së trafikut rrugor, edhe mund të cilësohet risi që ka munguar.

Sipas Jeton Rexhepit, shef i Divizionit për komunikacionin rrugor, qëllimi i këtij ligji është që të mbrohet jeta e qytetarëve e po ashtu të reduktohen edhe aksidentet.

“2000 gjoba për 24 orë, edhe me ligj të vjetër edhe të riun,” tha Rexhepi.

Nga data 3 filloi ligji i ri që të ndryshohen procedurat.

“Dje kemi kërkuar që të jenë prezentë më shumë policë në kryeqytet, dje ka qenë ideja të punohet me ligjin e ri,” u shpreh Rexhepi.

Duke iu referuar numrit të aksidenteve me fatalitet, i ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”, Rexhepi tregoi se veprimet e shoferit si tejkalimi i shpejtësisë në vende të ndaluara dhe faktorë të tjerë ndikojnë shumë.

“Numri më i madh me fatalitet sidomos më 2023, ka prirë aksidenti me një veturë apo vetaksident, që nënkupton që shoferët janë shpërqendruar edhe nga telefoni,” tha Rexhepi.

Teksa shpreson që me ligjin e ri do të bëhet respektimi i rregullave të tyre.

source

Të ngajshme

Musliu: VV-ja po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Valjeta Turkaj

Panik në qendrën tregtare në Tokio, 19 të hospitalizuar nga një erë misterioze

Valjeta Turkaj

Albin Kurti: Mirënjohje për ushtarët amerikanë për kontributin në Kosovë

Valjeta Turkaj