Telenews

Rita Ora e shijon suksesin e albumit të ri, duke publikuar një ‘selfie’ nudo para pasqyrës

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, këto ditë ka nxjerr në shitje albumin e saj më të re, “You & I”.

Albumi i cili është i treti në karrierën e Ritës, ka shënuar një ngjitje të menjëhershme në klasifikime ndërkombëtare të muzikës.

“You & I” është aktualisht albumi më i dëgjuar i momentit në Mbretërinë e Bashkuar dhe i dyti në botë, sipas iTunes.

Rita Ora duke pozuar pranë ‘billboard’-it që reklamon albumin e saj të ri (Foto: Rita Ora/Instagram)

E për ta shënuar suksesin e këtij albumi për të cilin ka punuar një kohë të gjatë, Rita zgjodhi që të relaksohej të shtunën mbrëma.

Ajo ngacmoi paksa imagjinatën e ndjekësve të saj të shumtë në Instagram, duke publikuar një ‘selfie’ provokues,e të realizuar në pasqyrë, teksa ishte tërësisht e zhveshur.

“Albumi në shitje, duke e festuar me një maskë fytyrë”, shkroi Ora në mbishkrimin e footgrafisë, teksa kishte aplikuar edhe një maskë relaksuese në lëkurën e fytyrës së saj.

Albumi “You & I” ka gjithsej 12 këngë dhe është si një “ditar” personal i Ritës, pasi të gjitha këngët marrin inspirim nga jeta e sja private, që nga adoleshenca, periudha e suksesit dhe martesa me bashkëshortin e saj, Taika Waititi.

Të ngajshme

Drenusha tregon se çka do të bëjë ps Big Brother (VIDEO)

Donat Hashani

2Ton vjen me ‘Dhurata’

Erzana Fazliu

Mimoza Kusari Lila ka diçka për të thënë për ata që e votuan

Erzana Fazliu