Telenews

Rita Ora lë pas të kaluarën, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën, Bebe Rexha dhe Ava Max

 

 

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora duket se është gati të hedh pas krahëve të kaluarën me këngëtaren tjetër shqiptare, Dua Lipa, dhe dëshiron të bëjë një këngë me të.

“Yjet shqiptaro-britanikë të muzikës pop, familjet e të cilave të dyja vijnë nga Kosova dhe kanë origjinë shqiptare, kanë pasur një raport të ftohtë gjatë viteve, për të mos thënë që nuk kanë folur asnjëherë për suksesin e njëra-tjetrës, por tani këngëtarja Rita Ora është gati të vazhdojë përpara.” – shkruan The Sun

Gjatë një interviste në podcastin “Not Skinny But Not Fat”, Rita Ora ka kthyer në vëmendje idenë e propozuar vite më parë për një bashkëpunim me Duan dhe dy këngëtaret e tjera, Bebe Rexha dhe Ava Max.

E pyetur nëse ishin bërë ndonjëherë bashkë, Rita ka treguar se është takuar me dy prej tyre.

“Po, me Ava Max dhe Bebe jam takuar. Ende jo aq shumë me Duan, por do të ishte mirë nëse të gjitha do të bënim diçka së bashku. Vetëm për të përfaqësuar vendin tonë”, – tha artistja nga Kosova.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani