Telenews

Rizvanolli: 101,41 milionë euro është fitimi në ndërmarrjet publike gjatë vitit 2022

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se 101,41 milionë euro është fitimi në ndërmarrjet publike qendrore të Kosovës në vitin 2022.

Rizvanolli ka thënë se në mbledhjen e fundit të Qeverisë kanë miratuar raportin vjetor të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022.

“17 ndërmarrjet publike, të cilat i raportojnë Ministrisë së Ekonomisë, kanë mbyllur vitin 2022 me 101,41 milionë euro fitim, rritje domethënëse në krahasim me fitimin prej 21.3 milionë në vitin paraprak. Kjo përkundër faktit që subvencionet janë ulur në 12 milionë nga 22.2 milionë sa kanë qenë në vitin 2021”, ka shkruar Rizvanolli.

Ministrja e dikasterit të Ekonomisë ka thënë se çdo ditë fitimi i ndërmarrjeve tona publike po rritet dhe se, sipas saj, performanca e tyre po përforcohet.

source

Të ngajshme

Prokuroria kërkon paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt

Rrezarta Ramaj

Protestat hyjnë në ditën e 14-të, Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët

Rrezarta Ramaj

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj