Telenews

Rozana Radi qan me dënesë në dhomë e ndenjës, qëndron e vetme nga të tjerët

rozana-radi-qan-me-denese-ne-dhome-e-ndenjes,-qendron-e-vetme-nga-te-tjeret

Spektakli i “Vëllai i Madh” shpesh di të sjellë emocione të forta për banorët, dhe këtë herë, një moment i ndjeshëm ka prekur fansat.

Këngëtarja e njohur, Rozana Radi, është parë duke qarë me dënesë në dhomën e ndenjjes, e vetme dhe dukshëm e përhumbur në mendimet e saj.

Ajo u kap nga kamerat teksa mbante një jastëk sipër kokës, në përpjekje për të fshehur lotët dhe për të mos u vërejtur nga banorët e tjerë apo kamerat që ndjekin çdo lëvizje të tyre.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke ngritur pyetje mbi arsyet që mund ta kenë çuar këngëtaren në këtë gjendje të rënduar emocionale.

Ndërsa ende nuk dihet se çfarë e ka bërë Rozanën të përlotet kaq shumë, fansat kanë shprehur shqetësim për të në rrjetet sociale. Shumë prej tyre kanë spekuluar se mund të jetë ndonjë moment reflektimi, stres i akumuluar apo tensionet e krijuara brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Pritet të shihet nëse Rozana do të ndajë me banorët apo publikun arsyet e këtij momenti emocional, ndërsa fansat vijojnë ta mbështesin duke shpresuar që ajo të ndihet më mirë. /Telegrafi/

Të ngajshme

Mbeti jashtë “E Diell”, Xheneta thumbon hapur Eglin dhe ngre kuriozitetin e fansave

KushtrimGuraj

Ekskluzive: Mozzik del nga Dogana pas ndalimit: Jep llogari për orën milionëshe dhe borxhin prej 500 mijë euro ndaj shtetit

Valjeta Turkaj

Mes vëmendjes së madhe – zbulohet i dashuri italian i Eva Muratit?

Valjeta Turkaj