Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava, nga PDK’ja, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në vendimmarrje dhe zhvillimin e qytetit.
Përmes një postimi, ai ka deklaruar se rinia duhet të marrë në duar fatin e qytetit, duke premtuar mundësi reale për punësim, mbështetje për ide dhe hapësira për t’u dëshmuar.
“Rinia është e ardhmja, dhe është koha që ajo të marrë në duar fatin e qytetit tonë. Me mua si kryetar, të rinjtë do të kenë përparësi,” ka shkruar Tërnava, duke shtuar se më 12 tetor kërkon mbështetjen e qytetarëve për një Fushë Kosovë më të mirë për rininë.

