Telenews

Rrahje brutale në Prishtinë: 61-vjeçari e bën për spital të moshuarin 76-vjeçar, ia thyen dhëmbët

Konfliktet mes të rinjve në vendin tonë janë goxha të shpeshta dhe përcillen me kanosje serioze e përleshje që eskalojnë edhe në rrahje brutale. Por ka raste kur në të tilla raste përfshihen edhe të moshuarit, siç ka ndodhur së fundmi në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë.

Burimet nga Emergjencë kanë bërë me dije se për motive akoma të panjohura, një person, i moshës 61-vjeçare e ka sulmuar fizikisht një 76-vjeçar, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Për pasojë, mësohet se i moshuari është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të marrë trajtim mjekësor dhe sipas informacioneve të para, i dyshuari ia ka thyer dhëmbët.

Të ngajshme

Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes, Gani Geci vazhdon paraburgimin

Rrezarta Ramaj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

338 ditë në krye të partisë, Bedri Hamza e mbyll kapitullin si kryetari i PDK-së

Rrezarta Ramaj