Telenews

Rrahmani për Kodin Civil: Në asnjërin organ të LVV-së nuk është diskutuar paraprakisht

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Eman Rrahmani, ka treguar se në Lëvizjen Vetëvendosje dhe në organet e saj asnjëherë nuk është diskutuar për projektligjet për Fertilizimin, Kodin Civil dhe atë të Gjendjes Civile.

“Fatkeqësisht, ligjet apo përmbajtjet e tyre i kemi kuptu pasi janë sjellë prej Qeverisë, të tria ligjet edhe Ferilizimi edhe Gjendja Civile edhe Kodi Civil…në asnjërin prej organeve të Vetëvendosjes, as në grupin parlamentar nuk janë diskutu paraprakisht. Masi që kanë ardhë, për shkak të problematikave është fillu edhe është diskutu. Mirëpo, para se të vijnë, nuk është diskutu në asnjanin prej forumeve; as të subjektit e as në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Sa i përket projektligjit për Gjendjen Civile ai ka thënë se përmbajtjen e projektligjit e kanë kuptu “5 minuta para se me hi në votim për përmbajtjen, ku provohet që t’u lejohet ndryshimi i gjinisë varësisht qysh ndihen ata…”, ka thënë Rrahmani.

Ai ka thënë se për këtë lloj “menaxhimi” përgjegjës është edhe kryeministri Kurti.

“Natyrisht që ligjet vijnë prej qeverisë, natyrisht që kryetari i qeverisë, kryeministri përgjegjës, fillimisht është kryeministri pastaj ministrat nga sponsorizohen. Secili ligj duhet me u votu në qeveri ku është pjesë edhe kryeministri edhe zëvendëskryeministrat edhe të gjithë dhe pastaj vjen në Kuvend për me i bë ndryshimet dhe me i bë votimet të cilat janë”, ka thënë ai përcjell Portali Dukagjini.

source

Të ngajshme

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj

Ngjarje në Shqipëri- Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy policë gjatë tentimit për ta arrestuar

Rrezarta Ramaj

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Rrezarta Ramaj