Telenews

Rrëshqitje gurësh nëpër rrugë, Ministria e Mjedisit apelon për kujdes

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ka njoftuar se pas reshjeve të shumta shiut gjatë natës së mbrëmshme, në disa rrugë të vendit tonë ka pasur rrëshqitje gurësh dhe si rrjedhojë e kësaj, rritje të rrezikut në trafik.

Në njoftimin e MMPHI thuhet se ekipet e mirëmbajtjes janë aktivizuar dhe janë në  teren duke pastruar rrugët ku pa pasur shembje të tilla.

“Në rrugën Pejë -Rugovë,  në segmentin1,5 kilometra poshtë urës në Drelaj, ka një rrëshqitje të trupit të rrugës, prandaj luten pjesëmarrësit në komunikacion të ngasin veturat me përkujdesje të shtuar”, thuhet në njoftim.

MMPHI apelon për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në rrugët e tjera, sidomos ato malore.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 29 shtator

Rrezarta Ramaj

Vigan Qorolli zgjidhet kryetar i Komisionit për Legjislacion

Yllka Gashi

Nga 11 tetori, tregu i veturave në lokacionin e ri

Yllka Gashi