Telenews

RRETH 750 MIJË QYTETARË KANË PËRFITUAR NGA PAKO E RINGJALLJES EKONOMIKE

Lëvizja Vetëvendosje njofton se nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike kundër pandemisë COVID-19 kanë përfituar 748 mijë qytetarë.
Sipas LVV-së, vetëm nga masa për mbështetje sociale kanë përfituar rreth 477 mijë persona.
“Nga Pako e Ringjalljes Ekonomike kanë përfituar deri sot 748 mijë qytetarë. Vetëm nga masa për mbështetje sociale deri sot kanë përfituar 476,903 qytetarë. Afër 3 mijë qytetarë përfitues nga mbështetja pas humbjes së kryefamiljarit nga COVID-19. Afër 300 mijë përfitues nga mbështetja për pensionet. Mbi 25 mijë përfitues nga mbështetja për familjet me asistencë sociale”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Ata theksojnë se gati 150 mijë përfitues janë nga pagesat për shtesat e fëmijëve.
“Mbi 13 mijë përfituese nga pagesat për shtesat e lehonave. Gati 150 mijë përfitues nga pagesat për shtesat e fëmijëve. Afër 6 mijë përfitues nga mbështetja për likuiditetin familjar. Shtesë kësaj, mbi 10 mijë familje me asistencë sociale që kanë përfituar kupona ushqimor. 13 organizata përfituese për mbështetjen e kuzhinave popullore”, përfundon njoftimi.

Të ngajshme

Shtohen plazhet publike në Vlorë, më pak plazhe private se vitin e kalu

Donat Hashani

Fermerët e Kosovës paralajmërojnë protestë më 2 korrik për çmimin e grurit

Valjeta Turkaj

Gjermania planifikon rritjen e pagës minimale në 14.60 euro për orë

Erzana Fazliu