42 emigrantët që zbarkuan në Shqipëri ditën e martë dhe u vendosën në kampin e Gjadrit do të qëndrojnë aty, ndërsa për njërin prej tyre ende nuk është marrë një vendim.
Të gjitha kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare të paraqitura nga emigrantët e sjellë në qendrat në Shqipëri janë shpallur qartësisht të pabazuara.
Vetëm pas një dite intervistash, kërkuesit morën një përgjigje të menjëhershme nga Komisioni Territorial, një organ administrativ i emëruar me dekret nga Ministria e Brendshme.
Refugjatët tashmë kanë 7 ditë kohë për të apeluar refuzimin e kërkesës së tyre, ndërsa në këtë mënyrë i jepet e drejtë qeverisë italiane për të sjellë emigrantë në Shqipëri në bazë të marrëveshjes Rama-Meloni të nënshkruar në nëntor të vitit 2023 në Romë.
Kjo marrëveshje i riaktivizua pas një pauze 2 mujore, teksa të martën në Shqipëri, me anijen Cassiopea, erdhën 49 emigrantë por verifikimit në qendrën pritëse në Shëngjin 6 prej tyre u kthyen sërish në Itali, pasi 4 ishin rezultuan minorenë dhe 2 të tjerë kishin probleme shëndetësore.
Cassiopea është anija e tretë që ka ardhur në vendin tonë për të sjellë emigrantët, ndërkohë që dy operacionet e parë në tetor dhe nëntor dështuan, pasi ndalimi i emigranteve u konsiderua i paligjshëm nga Gjykata e Romes, pasi nuk vinin nga vende të sigurta.
Për këtë, qeveria italiane miratoi një dekret të veçantë që sipas saj u mbështet edhe nga Gjykata e Kasacionit, por megjithatë fjalën e fundit për këtë çështje do ta thotë Gjykata Europiane e Drejtësisë që pritet të shprehet me 25 Shkurt.