Telenews

RRITEN ÇMIMET E DERIVATEVE NË KOSOVË

Që nga mbrëmë është vërejtur përsëri rritje e çmimit të derivateve në Kosovë.
Në disa pompa derivatesh çmimi i litrit të naftës ka shkuar në 1.65 euro.

I pari i naftëtarëve, Fadil Berjani ka thënë se ka rritje në çmimin e importit, për të cilën arsye është vërejtur rritje edhe në pompat e derivateve.
Sipas Berjanit, çmimi i dizelit në Kosovë është 1.63, ani pse në disa pika shihet që është 1.65 për litër.
“Dizeli është 1.63, benzina 1.64. Ka lëvizje të çmimeve në Berz dhe nuk mund ta dijmë se çfarë çmimesh mund të kemi në ditët në vijim. Ajo që mund të them është se çmimet në import janë rritur. Çmimi përcaktohet nga importuesit dhe këtë e ka mundësuar Ministria e Tregtisë pasi që ka lejuar marsh të fitimit mbi 4%, që i bie mbi 6 cent për litër” ka thënë Berjani.

Të ngajshme

Polonia bëhet ekonomia e gjashtë më e madhe e BE-së, synon të kalojë Zvicrën

Yllka Gashi

Zbulimi i “The Guardian”-it: Kompanitë më të mëdha të naftës arkëtuan 93 miliardë dollarë mes luftës me Iranin dhe valëve vdekjeprurëse të të nxehtit

Yllka Gashi

Kontrollet në sektorin e qumështit: Dhjetëra parregullsi, më e shpeshta mosdeklarimi i vajit të palmës

Yllka Gashi