Telenews

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë: Energjia dhe pagat, faktorët kryesorë të shtrenjtimit

rritet-kostoja-e-ndertimit-ne-kosove:-energjia-dhe-pagat,-faktoret-kryesore-te-shtrenjtimit

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë: Energjia dhe pagat, faktorët kryesorë të shtrenjtimit

Kostoja e ndërtimit në Kosovë ka vazhduar trendin rritës edhe në fund të vitit 2025. Sipas të dhënave të Agjencia e Statistikave të Kosovës, Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit (IKN) është rritur për 0,5% në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2025, krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2025).

Rritje më të madhe në këtë periudhë kanë pasur transporti (3,5%), pagat (1,2%), kostot e tjera (1,2%), materialet (0,3%) dhe energjia (0,2%), ndërsa rënie është shënuar vetëm te makineritë (-0,1%).

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM4 2024), kostoja e ndërtimit është rritur ndjeshëm – për 3,6%. Kategoritë që kanë ndikuar më shumë në këtë rritje janë energjia (9,8%) dhe pagat (8,1%), të pasuara nga kostot e tjera (5,3%), transporti (4,4%) dhe materialet (2,6%). Edhe në këtë krahasim vjetor, makineritë kanë qenë i vetmi komponent me rënie (-0,4%).

Tremujori i katërt 2025 – Tremujori i tretë  2025       0,5 %

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0,5 % në tremujorin e katërt (TM4) 2025, krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2025. Rritje kishte te: transporti (3,5 %); pagat (1,2 %); kostot e tjera (1,2 %); materialet (0,3 %) dhe energjia (0,2 %). Ndërsa rënie kishte te makineritë (-0,1 %).

Tremujori i katërt  2025 – Tremujori katërt 2024       3,5 %

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 3,6 % në tremujorin e katërt (TM4) 2025, krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) 2024. Rritje më të madhe kishte energjia (9,8 %); pagat (8,1 %); kostot e tjera (5,3 %); transporti (4,4 %); dhe materialet (2,6 %). Kurse, rënie kishte te makineritë (-0,4 %)//Demokracia.com/

Të ngajshme

Familja e Diana Kastratit kërkon drejtësi pas 15 vjetësh, babai thotë se nuk do të ndalet së kërkuari përgjegjësi

Rrezarta Ramaj

Shtyhet gjykimi në mungesë ndaj Adnon Jasharit, avokati kërkon qasje në shkresat e lëndës

Rrezarta Ramaj

E bëri për spital të dashurën, arrestohet prishtinasi

Rrezarta Ramaj