Telenews

Rritja e rasteve të fruthit në Evropë, IKSHPK-ja ka një apel për prindërit

 

 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dalë me një komunikatë, pas alarmimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për rritjen e rasteve të fruthit në Evropë.

Përmes një komunikatë drejtuar mediave, IKSHPK-ja ka bërë me dije se përkundrejt rritjes së madhe të rasteve në Evropë dhe në rajon, në Kosovë nuk ka raste të konfirmuara me fruth.

Tutje, Instituti ka thënë se bën mbikëqyrjen e vazhdueshme të sëmundjeve ngjitëse, përfshirë këtu edhe fruthin, duke i ndërmarrë në vazhdimësi masat profillaktike dhe kundër- epidemike.

Në njoftim, u është drejtuar edhe një apel prindërve.

“Vaksinimi është mënyra më e mirë për parandalimin e përhapjes së fruthit. Aktualisht, Kosova ka shkallë të mirë të mbulueshmërisë me vaksinën MMR (Fruth-Rubellë-Parotit).  IKShPK është duke punuar intensivisht në koordinim me ekipet e vaksinimit dhe institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor që të identifikohen fëmijët të cilët nuk kanë marrë vaksinën MMR sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit.  Me ketë rast, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të kontrollojnë Kartelën e vaksinimit të fëmijëve t’i vaksinojnë ata me kohë”, thuhet në komunikatë.

Fruthi është një ndër sëmundjet më ngjitëse dhe me vdekshmëri më të lartë te fëmijët nën 5 vjeç.

Të ngajshme

Mimoza Kusari-Lila flet nëse i ndan rrugët me VV-në (VIDEO)

Donat Hashani

NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe ata që sulmuan KFOR-in

Donat Hashani

Osmani viziton prodhuesin kosovar të anijeve, thotë se janë gati për mbarë botën

Donat Hashani