Telenews

Rruga evropiane e Kosovës shkon përmes normalizimit me Serbinë, thotë Kos

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos ka deklaruar se rruga evropiane e Kosovës shkon përmes normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Sipas saj, kjo duhet të bëhet përmes dialogut të Brukselit.

Këto komente Kos i bëri në një seancë të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian ku bëri thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Komisioni është i gatshëm të përgatis mendimin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian kur të pranojë kërkesë të tillë nga Këshilli. Por, më lejoni të jem e qartë, rruga e Kosovës drejt BE-së shkon përmes normalizimit të raporteve me Beogradin dhee jo përmes veprimeve të njëanshme”, deklaroi ajo.

 

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj