Telenews

RTK ia publikon fotografinë turkut nga Prizreni që Esat Shala tha se është i involvuar në krime lufte në Krushë

Një grumbullues i materialeve e dokumenteve të luftës, Esat Shala, dje pretendoi se një person nga Prizreni, i komunitetit turk, është arrestuar për krime lufte. Kjo gjë u mohua nga policia, e cila tha se i apostrofuari kishte shkuar vetë në stacionin e policisë për t’u ankuar për deklaratat e Shalës se ai ka qenë i përfshirë në krime lufte.

RTK sot ka publikuar fotografinë e Shahin Bush, për të cilin Shala pretendoi si është i dyshuar për krime lufte.

“Në Prizren, një person me emrin Shahin Buh ka paraqitur ankesë në polici, duke deklaruar se është ndier i kërcënuar pasi në një intervistë të publikuar në media është paraqitur si i dyshuar për krime lufte. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 24 korrik 2026, pas paraqitjes së ankesës së personit me inicialet Sh.B. në Stacionin Policor në Prizren, është njoftuar Prokurori i Shtetit. Me urdhër të prokurorit është iniciuar hetim për veprën penale “Kanosje”. Personi me inicialet E.SH., i përmendur në ankesë, është ftuar të japë deklaratë në cilësinë e të dyshuarit, në prani të avokatit të tij. Pas marrjes në pyetje dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj E.Ş. është iniciuar procedurë për veprën penale “Kanosje”, ndërsa ai është liruar në procedurë të rregullt”, ka raportuar mediumi publik.

 

Të ngajshme

Misetic thotë se Specialja i shpalli në masë të madhe kriminale metodat e UÇK për arritjen e pavarësisë: Kaq larg s’shkoi as prokuroria

Yllka Gashi

KQZ ndan para për deputetët, cila parti përfiton më shumë?

Yllka Gashi

Djali i Jakup Krasniqit: Kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar, babai mund të mos jetë gjallë –

KushtrimGuraj