Telenews

Rudari: Ka raste kur ata që marrin fajde janë më të pasur sesa ata që japin

Avokati, Naim Rudari, në lidhje me hetimet ndaj fajdexhinjve dhe rrezikun e viktimave nga ta, ka thënë se veprat penale të “Fajdes” janë mjaft të rënda por edhe shumë të shpeshta.

Në emisionin “FIVE”, Rudari ka thënë se fajdes zakonisht i paraprin një borxh që nuk kontraktohet si fajde.

Sipas Rudarit, ka raste kur huadhënësi dhe huamarrësi kanë marrëveshje dhe nuk e denoncojnë veten pasi nuk janë të dëmtuar.

“Veprat penale të fajdes janë mjaft të rënda, siç duket të shpeshta, i paraprin një borxh, që nuk kontraktohet si fajde, ka të tillë që kërkojnë borxh, e karakterizojnë si vepër penale ‘Fajde’. Huadhënësi dhe huamarrësi kanë marrëveshje, nuk e denoncojnë veten, nuk janë të dëmtuar”, ka deklaruar Rudari.

Rudari ka deklaruar se ka raste edhe kur ata që marrin fajde janë më të pasur sesa ata që japin fajde.

“Ka raste kur huamarrësi është më i pasur sesa huadhënësi”, ka vijuar ai.

source

Të ngajshme

E dhimbshme: Ky është 55-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Skenderaj derisa po rregullonte çezmën e ujit –

KushtrimGuraj

Ambasadori britanik takon Presidenten Justina Shiroka-Pula: Do të forcojmë partneritetin me Kosovën –

KushtrimGuraj

Protestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Rrezarta Ramaj