Telenews

RUSIA PRITET T’JU NDALOJË HYRJEN SHQIPTARËVE NË TERRITORIN E SAJ

Rusia po përgatitet për t’u ndaluar hyrjen në territorin e saj, shtetasve nga vendet ‘jomiqësore’ të Moskës zyrtare, bën të ditur Reuters.
Në këtë listë, thuhet të bëjë pjesë edhe Shqipëria, në mesin e të gjitha vendeve të BE-së, e veç tyre përfshirë edhe SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, përcjell Klankosova.tv.
Për këtë qëllim, gjatë një fjalimi televiziv, ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov, tha se po hartohet një dekret presidencial.


Sipas tij, do të ketë heqje të vizave për veprime jo miqësore për një numër vendesh.
Ai theksoi se ndalimi nuk do të jetë kategorik, pasi dekreti do të përcaktojë kufizime për të hyrë në Rusi pa shpjeguar qëllimin e vizitës.
Rusia ka zgjeruar listën e vendeve ‘jomiqësore’ pas sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Moskës.

Të ngajshme

“Pa prit e pa kujtu”: Shefi i CIA-s raportohet se ka shkuar në Moskë –

KushtrimGuraj

Don Xhoni thyen rekordin e radhës – albumi i ri i tij arrin 100 milionë dëgjime

Yllka Gashi

Ekzekutohen pagesat për masat aktive të tregut të punës dhe pushimin e lehonisë

Yllka Gashi