Telenews

Sa minuta duhet të ecni në ditë për të jetuar më gjatë, çfarë tregon studimi?

sa-minuta-duhet-te-ecni-ne-dite-per-te-jetuar-me-gjate,-cfare-tregon-studimi?

Njerëzit që bënin aktivitet fizik afatgjatë të fuqishëm për 75-149 minuta/javë krahasuar me ata që nuk bënin, kishin 19% vdekshmëri më të ulët nga të gjitha shkaqet, 21% vdekshmëri më të ulët nga sëmundjet kardiovaskulare dhe 15% vdekshmëri më të ulët nga sëmundjet jo-kardiovaskulare (si p.sh. kancer).

Individët që kryenin aktivitet fizik afatgjatë në kohë të lirë me intensitet të moderuar për 150-299 minuta/javë kishin në mënyrë të ngjashme vdekshmërinë më të ulët, veçanërisht një rrezik 19% deri në 25% më të ulët të vdekjes nga të gjitha shkaqet, sëmundjet kardiovaskulare dhe jo-kardiovaskulare.

Pjesëmarrësit që raportuan ushtrime me intensitet 2 deri në 4 herë më shumë (150-299 minuta/javë) ose ushtrime me intensitet të moderuar (300-599 minuta/javë) kishin respektivisht 2% deri në 4% dhe 3% deri në 13% vdekshmëri më të ulët.

Ky studim është shumë i rëndësishëm, sepse vjen nga një ndjekje perspektive 30-vjeçare e dhjetëra mijëra njerëzve. Thjesht tregon se edhe 45 minuta ushtrime të moderuara, si ecja e shpejtë, në ditë mund të na japin vite më të gjata dhe më të mira jete.

The post Sa minuta duhet të ecni në ditë për të jetuar më gjatë, çfarë tregon studimi? appeared first on tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!.

Të ngajshme

Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit

Yllka Gashi

QKUK: 2 vdekje e 47 raste të të lënduarve nga aksidentet brenda 24 orëve

Yllka Gashi

Konfirmohet rast me malarie në Kosovë, pacientja u pranua në gjendje të rëndë në QKUK

KushtrimGuraj