Në një event të madh në Skenderaj, Sala Jashari, e bija e Musa Jasharit dhe mbesa e heronjve Sala dhe Hamit Jashari, u prezantua si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Me një trashëgimi të rëndësishme familjare dhe një përgatitje profesionale të admirueshme, Sala Jashari shpreh vendosmërinë për t’i përfaqësuar qytetarët me dinjitet në Kuvendin e Kosovës. Kontributi i saj është cilësuar si një vlerë e shtuar për partinë, duke e përforcuar vizionin për një të ardhme të ndritur dhe ndryshime të mëdha në Kosovë. /Telenews.al/

