Skuadra e Liverpool ka vazhduar me formën e tyre perfekte edhe në garën e Champions League.
“The Reds” shënuan fitoren e radhës në Champions, duke arritur kuotën e 18 pikëve.
Nga gjashtë ndeshje të zhvilluara, Liverpool ka po aq fitore, duke zënë vendin e parë në tabelë.
Skuadra e drejtuar nga strategu Arne Slot shënoi fitore ndaj Gironas sonte, falë golit të Mo Salah.
Egjiptiani shënoi golin e fitores nga penalltia në minutën e 63-të.
Sikurse në Champions, Liverpool mban pozitën e parë në tabelë edhe në Premier League.

