Telenews

Sali Berisha reagon ashpër pas arrestimit të Ilir Metës

Kryedemokrati Sali Berisha ishte në një konferencë me gazetarët kur mësoi se ish-Presidenti Ilir Meta është arrestuar me urdhër të SPAK. Berisha tha se “persekutimi ndaj Ilir Metës është politik”.

“Çdo gjë ndaj tij [Ilir Metës] është politike. Persekutimi i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik. Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndofta edhe fizik të Ilir Metës. Kjo është përgjigja ime”, tha Berisha.

Ilir Meta u arrestua këtë të hënë. Kujtojmë se ndaj tij janë regjistruar të paktën 3 procedime penale që kanë bazë kallëzime të bëra nga qytetarë, por edhe persona të tjerë që lidhen me ish-presidentin Meta.

Të ngajshme

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

KushtrimGuraj

Ekskluzive | Policia në ndjekje të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlindës –

KushtrimGuraj

Senatorët amerikanë i kërkojnë qeverisë së re serbe normalizim raportesh me Kosovën –

KushtrimGuraj