Telenews

Samsung, prodhuesi më i madh i telefonave të mençur

Në tremujorin e parë të vitit 2024 janë prodhuar gjithsej 296 milionë telefona inteligjentë, që paraqet një rritje të prodhimit prej 18.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Një raport i fundit nga Trendforce zbulon një rritje të fortë prej 18.7 për qind nga viti në vit në prodhimin e telefonave në tremujorin e parë të 2024, me dërgesa totale prej 296 milionë njësi.

Gjegjësisht, tregu është dominuar nga Samsung në tremujorin e parë të këtij viti dhe ka prodhuar 59.5 milionë telefona.

Pasohet nga Apple, Xiaomi, Oppo (përfshirë OnePlus dhe Realme), Transsion (Infinix, Tecno, iTel) dhe vivo.

Së bashku, këto marka përbëjnë 80 për qind të tregut global të smartfonëve, me Samsung që mban deri në 20 për qind të aksionit total.

Por, përkundër kësaj rritjeje, Trendforce thotë se kjo është pasojë e prodhimit shumë të ulët në fillim të vitit 2023, kështu që shifrat nga tremujori i dytë i vitit 2024 do të jenë më realiste, dhe në përputhje me rrethanat ndoshta, më pak.

Të ngajshme

Procesit të nisur kaherë në lidhje me kompensimin e autorëve në rastin e ritransmetimit të veprave të tyre audio-vizuale, organizatat e institucionet kompetente kanë vendosur t’ia vënë pikën, dhe atë duke paguar edhe në mënyrë retroaktive. Të hënën, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja për “fillimin e pagesave të tarifave mujore me rastin e ritransmetimit të veprave audio-vizuale”

Erzana Fazliu

Një rrjet i ri social gati të hyjë në treg, synon të rinjtë

KushtrimGuraj

Galaxy S25 Ultra përflitet se do të ketë shumë ndryshime në dizajn

KushtrimGuraj