Telenews

Sara Gjordeni ka reaguar publikisht pas publikimit të pamjeve të një episodi dhune, duke shprehur tronditjen dhe indinjatën e saj për ngjarjen.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka dalur në terren mbi Parkun Industrial mbi fhatin Opterushë.

Nga atje Latifi ka bërë kërkesë urgjente për qeverinë lidhur me zgjidhjen e kërkesës për Zonën Ekonomike.

“Çfarë po ndodh me Zonën Ekonomike – Parkun Industrial mbi Opterushë?
Kërkesa jonë është e thjeshtë: Të rifillojnë punimet në 34.89 hektarët e Parkut Industrial, ose kompetencat për realizimin e projektit t’i kalohen Komunës së Rahovecit.
Ky park është jetik për zhvillimin ekonomik të komunës sonë. Bizneset e Rahovecit kanë nevojë për hapësirë dhe për mbështetje për t’u zgjeruar, për të investuar dhe për të krijuar vende të reja pune.
E përsërisim: urgjentisht, duam veprime konkrete, boll më me vonesa sepse zhvillimi ekonomik nuk mund të mbahet peng, pakufi”, shkruan Latifi në njoftim.

Të ngajshme

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Yllka Gashi

Granit Xhaka pas rikthimit në Zvicër: S’kemi emra të mëdhenj, por kemi një unitet!

Yllka Gashi

Haxhiu merr pjesë në pritjen lamtumirëse për ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher

Yllka Gashi