Telenews

SBASHK-u me urim të veçantë për mësuesit në ditën e tyre

Sot me rastin e ditës së mësuesit, Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës e Kosovës i ka uruar të gjithë mësimdhënësit në vendin tonë.
Përmes një komunikate të lëshuar sot për media, SBAShK-u ka kujtuar mësuesin e dëshmorin Shaban Jashari dhe pishtarët e dijes, që për dekada e shekuj mbrojtën rrezet e dritës kundër errësirës.
Ndër të tjerash, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, lartësoi edhe kujtimin për Epopenë e lavdishme të UÇK-së, dhe për komandantin legjendar Adem Jashari e dëshmorët e kombit që i ndërruan kahjen historise së Kosovës.
Komunikata e plotë e SBASHK-ut:
Sa herë vjen marsi mësuesit e nxënësit lartësojnë kujtimin për Epopenë e lavdishme të UÇK -së dhe për komandantin legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët e kombit që i ndërruan kahjen historisë dhe u bën gurëthemel të lirisë së Kosovës. Kujtojmë me krenari mësuesin e dëshmorin Shaban Jashari dhe pishtarët e dijes, që nëpër dekada e shekuj mbrojtën rrezet e dritës kundër errësirës. Këtë vit kudo në komunat e Kosovës dhe në institucionet e arsimit lartësimi i kujtimit për pishtarët e dijes dhe ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve nga SBASHK për të pensionuarit u shoqërua edhe me momente të dhembjes duke përmendur në ,shenjë nderimi emrat e kolegeve e kolegëve tanë, që Covidi duke u bërë mik i ngushtë me vdekjen, na i rrëmbeu nga mesi ynë duke ua ndalur angazhimin në misionin e tyre të shenjtë për arsimimin e edukimin e brezave, por i përjetshëm do të jetë kujtimi për ta.
Punëtorë të nderuar të arsimit ju bashkë me nxënësit do të vazhdoni betejën për dije e njohuri të reja, ndërsa SBASHK do të vazhdojë me përkushtimin në prezantimin dhe realizimin e kërkesave tuaja.
Urojmë që kjo datë e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe dhe kontributi i madh i pishtarëve të dijes nëpër vite e dekada në shërbim të kombit e atdheut të jetë shtytje shtesë për institucionet që të bëjnë angazhim konkretet në plotësimin e kërkesave tuaja, që i kemi bërë publike. SBASHK edhe në këtë ditë feste kujton institucionet se vazhdojmë angazhimet që kërkesat t’i realizojmë me dialog, por po përgatitemi edhe për veprime sindikale.
Bashkë në SBASHK në rrugëtimin tonë drejt arritjeve të reja. Gëzuar dita e mësuesit dhe e shkollës shqipe.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani