Telenews

SBAShK-u vlerëson se propozimi i Avokatit të Popullit është i njëanshëm

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka dalë me një informatë për media, ku ka vlerësuar se propozimi i Avokatit të Popullit është i njëanshëm.

Sipas SBAShK-ut, propozimi në fjalë nuk i përmban kërkesat legjitime të grevistëve, të dërguara sot pasdite nga SBAShK-u dhe dje nga BSPK-ja te Avokati i Popullit, njofton Klan Kosova.

“Duke e analizuar në detaje këtë aktmarrëveshje të propozuar, njëzëri ata vlerësuan se ky propozim i dërguar nga Avokati i Popullit është i njëanshëm, nuk i përmban kërkesat legjitime të grevistëve, të dërguara sot pasdite nga SBAShK-u dhe dje nga BSPK-ja te Avokati i Popullit”.

“Ata vlerësojnë se letra e tillë, e dërguar në orët e vona, me tentim që marrëveshja të bëhet, jo me Këshillin Grevist të BSPK-së, ashtu si e parasheh Ligji për grevat, por me kryetarin e BSPK-së dhe të SBASHK-ut në njërën anë dhe në anën tjetër, jo me Kryeministrin që e përfaqëson Qeverinë e Kosovës, por me ministrin Murati dhe ministren Nagavci tregon që edhe Avokati i Popullit ka hyrë në rrugën e shantazheve për të përçarë sindikatat me qëllim që të grevistët të krijohet eventualisht bindja se sindikatat janë tërhequr nga kërkesat, gjë nuk është e vërtetë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të SBAShK-ut:

Kryetarët e niveleve komunale sindikale e të universiteteve vlerësojnë se draft aktpajtimi i Avokatit të popullit nuk është i pranueshëm për ne sepse nuk i përmban pikat e kërkesës se grevistëve.

Në takimin e mbajtur në orët e vona me kryetarët e sindikatave komunale dhe të universiteteve që njëkohësisht janë edhe kryetarë të këshillave greviste të nivelit komunal dhe të universiteteve u diskutua lidhur me një letër dhe një aktpajtimi, të cilën SBAShK e mori në orët e vona të pasdites nga Avokati i popullit.

Duke e analizuar në detaje këtë aktmarrëveshje të propozuar, njëzëri ata vlerësuan se ky propozim i dërguar nga Avokati i popullit është i njëanshëm, nuk i përmban kërkesat legjitime të grevistëve, të dërguara sot pasdite nga SBAShK dhe dje nga BSPK te avokati i popullit.

 Ata vlerësojnë se letra e tillë, e dërguar në orët e vona, me tentim që marrëveshja të bëhet, jo me Këshillin Grevist të BSPK-së, ashtu si e parasheh Ligji për grevat, por me kryetarin e BSPK-së dhe të SBASHK-ut në njërën anë dhe në anën tjetër, jo me Kryeministrin që e përfaqëson Qeverinë e Kosovës, por me ministrin Murati dhe ministren Nagavci tregon që edhe Avokati i popullit ka hyrë në rrugën e shantazheve për të përçarë sindikatat me qëllim që të grevistët të krijohet eventualisht bindja se sindikatat janë tërhequr nga kërkesat, gjë nuk është e vërtetë.

Në fund të kësaj komunikate po dërgojmë edhe draft aktpajtimin dërguar nga Avokati i popullit në mënyrë që vetë opinioni të shohin se angazhimi i Avokatit të popullit nuk është në rolin e ndërmjetësuesit të balancuar për arsye se nuk ka as edhe një propozim të ri, përveç atij të qeverisë nga pakoja, ofertë e cila është refuzuar nga grevistët që më 3 shtator, prandaj greva vazhdon deri në një marrëveshje që plotëson kërkesat e anëtarësisë.

Të ngajshme

Konjufca: Mazhoranca s’ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Hafize Elshani

Arrestimi i pronarit të “shkollës online” në Gjilan, detaje të reja për operacionin policor

Hafize Elshani

Tensione në mbledhjen e Kryesisë? Tahiri e Gashi e lëshojnë sallën

Hafize Elshani