Telenews

Seat do të “zhduket”, thonë nga VW

Gjigandi gjerman i veturave Volkswagen ka marrë vendim që deri në vitin 2030, ta “zhdukë” nga rrugët markën spanjolle të veturave.

Pra, seritë e kësaj marke Ibiza, Leon, Alhambra dhe të tjera do të zëvendësohen nga Cupra.

Kështu deklaroi anëtari i bordit të VW-së. Thomas Schafer, në panairin e veturave IAA Mobility në Munchen.

“E ardhmja e Seat është Cupra. Ju nuk mund të përballoni të investoni në të dyja markat dhe Cupra ka qartë mundësi më të mira tregu” tha ai.

Sipas raportimit të mediave gjermane, marka e veturave Cupra, ka rritjen më të shpejtë në Evropë.

Gazeta gjermane “Bild”, shkruan se shitjet u rritën me 92.7 për qind nga viti 2021 deri në vitin 2022.

Cupra
Marka e veturës Cupra, Photo Credits: Google

 

Të ngajshme

Tajvani rrit buxhetin për mbrojtje, shkak kërcënimit në rritje nga Kina

Valjeta Turkaj

“Bombë në Drejtorinë e Përgjithshme”, kërcënimi në serbisht që alarmoi mbrëmë pas mesnate Policinë e Kosovës

Donat Hashani

Milaim Zeka “plas bombën”: Akuza të forta ndaj Olta Gixharit pas kamerave të BBVK

Erzana Fazliu