Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhë e LDK’së, Driton Selmanaj gjatë seancës së sotme e ka pyetur kryeminsitrin Kurti ‘i kujt je ti”.
Selmanaj tha se ka filluar të dyshoj tek Kurti, pas deklaratave të këtij të fundit për Oliver Ivanoviqin.
Ai kërkoi shpjegime nga Kurti se çfarë po ndodhë saktësisht në veri të vendit.
“Unë e lus kryeministrin të vijë në një seancë tjetër që të na rrëfehet se çfarë po ndodh edhe me targat, edhe me zgjedhjet atje edhe me mungesën e sovranitetit. Unë sa e pash kryeministri nuk është as i gatshëm emocionalisht, ndoshta i duhet qetësi edhe këtij”, ka thënë Selmanaj.

