Telenews

SENATORËT AMERIKANË MBËRRIJNË NË PRISHTINË

Senatorët amerikanë, Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Thom Tillis kanë arritur në Prishtinë në kuadër të turit ballkanik. Ata janë pritur nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Ambasadori Hovenier ka postuar fotografi me senatorët dhe ka shkruar se tre anëtarët e Senatit amerikan janë mbështetës të moçëm të pavarësisë së Kosovës.
“Me kënaqësi i mirëprita sot në Kosovë senatorët Shaheen, Murphy dhe Tillis, të gjithë mbështetës të vjetër për pavarësinë, sovranitetin dhe integrimin euroatlantik të Kosovës. Mezi presim angazhime thelbësore që tregojnë liderët kosovarë, të rinjtë dhe mikpritjen e Kosovës duke strehuar afganët”, ka shkruar Hovenier.


Gjatë një konference për media në Beograd, Senatorët amerikanë Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen  pas takimit të tyre me Aleksandar Vuçiq janë pyetur edhe për marrëveshjet Kosovë –Serbi.
Në këtë konferencë është folur edhe për Kosovën, ku Murphy tregoi se këtë javë do ta vizitojnë së bashku me Tillis dhe Shaheen, ku do të bëjnë presion ndaj qeverisë së Kosovës që të mbajë premtimet e saj për marrëveshjet.
Senatorët gjatë qëndrimit në Prishtinë do të takohen me shefen e shtetit, Vjosa Osmanin, dhe kryeministrin, Albin Kurti. Në takimet me krerët e shtetit, tre senatorët do të jenë të shoqëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Vizita e këtij delegacioni amerikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor është nxitur nga zhvillimet në Ukrainë dhe lufta që Vladimir Putin ka nisur atje.
Gjatë gjithë kësaj kohe që prej fillimit të konfliktit në Ukrainë, ka pasur paralajmërime se rajoni mund të jetë cak i Putinit për destabilizim dhe kjo ka alarmuar Perëndimin.
Këtë e kishte konfirmuar edhe vetë senatori Murphy në njoftimin për vizitën në Serbi, Kosovë dhe Bosnje gjatë kësaj jave, duke thënë se Putin mund t’ia mësyjë krijimit të ndonjë problemi në ndonjë rajon të brishtë siç është Ballkani Perëndimor.
“Derisa Rusia vazhdon të humbasë në Ukrainë, ata do të përpiqen të krijojnë probleme në rajonet e brishta të afërta. Unë gjatë kësaj jave jam në Serbi, Kosovë dhe Bosnje me senatoren Shaeen dhe senatorin Thom Tills për të forcuar lidhjet e SHBA-së me Ballkanin përballë përpjekjeve të huaja për ta minuar paqen”, kishte paralajmëruar Murphy.
Tre senatorët, të martën kanë qëndruar në Beograd ku janë takuar me krerët e shtetit atje, Vuçiqin dhe Brnabiqin. Dje janë duke qëndruar në Sarajevë dhe kanë zhvilluar takime me treshen presidenciale të Bosnje e Hercegovinës.
Senatori Murphy edhe më herët ka shfaqur interesimin e tij pë rajonin, konkretisht dialogun Kosovë-Serbi. Bashkë me senatorin Ron Johnson kishte vizituar Prishtinën dhe Beogradin në vjeshtën e vitit 2019. Nga Prishtina dy senatorët kishin kërkuar që Kosova e Serbia të bënin sakrificë për marrëveshjen finale. Murphy në Kosovë kishte qëndruar edhe në vitin 2014 dhe kishte takuar Atifete Jahjagën sa kishte qenë presidente e Republikës

Të ngajshme

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali ia vrau renë

Donat Hashani

Këshilli i Qarkut të Vlorës me falenderim të veçantë për Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë

Donat Hashani

Kryetari i Ferizajt për rastin tragjik: Me forcën e ligjit do t’i japim dënim meritor dorasit

Hafize Elshani