Telenews

SENZACIONI I QUAJTUR VILLARREAL – ELIMINON BAYERNIN E MYNIHUT NGA LIGA E KAMPIONËVE

Villarreali e ka eliminuar Bayern Munichin nga Liga e Kampionëve, qysh në fazën çerekfinale të kësaj gare.
Skuadra e drejtuar nga Unai Emery ka arritur ta marrë një barazim ndaj “Bavarezëve”, por të mjaftueshëm për të kaluar në gjysmëfinale.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Allianz Arena” ka përfunduar me rezultatin 1:1.
Robert Lewandowski shënoi për vendasit në minutën e 52-të, kurse Samuel Chukwueze për mysafirët në minutën e 88-të.
Villarreali kalon në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 1:2, teksa në atë fazë do e pret fituesin nga ndeshja Liverpool – Benfica.
Golat:


 

Të ngajshme

Ferizaj përfundon në procedurë disiplinore të FFK-së për ndeshjen kundër Dukagjinit

Furtuna Zejnullahu

Zyrtare: Rummenigge rikthehet te Bayerni

Flaka Ajeti

Përfundon gjyqi i dytë i Juventusit, merret vendimi përfundimtar pas marrëveshjes mes palëve

Flaka Ajeti