Siç raporton mediumi Kossev, protesta është mbajtur për shkak se Vuçiq dhe LS “nuk i plotësuan” kërkesat që një grup i qytetarëve i paraqiti në protestën e kaluar më 8 janar të këtij viti.
Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani i cili tha se protesta ka përfunduar e qetë dhe se zyrtarët policor kanë qenë prezent deri në përfundim të protestës.
“Ju njoftojmë se sot me datën 28.01.2023 në ora 12:00, në sheshin e qytetit (Mitrovicë Veri) është mbajtur një protestë. Njesite policore kanë qenë prezent para fillimit e deri në përfundim të protestës. Protesta ka përfunduar e qetë” – ka thënë Kelani.
Më 8 janar disa qytetarë ishin mbledhur në shëtitoren në Mitrovicë për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar si tubim kundër “tradhtisë së lartë” të Vuçiqit dhe “torturave, mburrjeve, pasurimit të pakontrolluar, kërcënimeve, shantazheve” të Listës Serbe.Të pranishmit kishin shpalosur një pankartë ku shkruhej “Vuçiq – Kosova nuk të do, na tradhtove, Ne nuk e duam as Asociacionin tuaj, ju na shitët”.

