Telenews

Serbia i bën thirrje Sudanit, ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Sudanit për të njohur pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar si një “shqetësim serioz” dhe një “vendim verbal”, shkruan Gazeta Sinjali.

Në deklaratën zyrtare, MPJ-ja serbe vë në pikëpyetje legjitimitetin e qeverisë së Sudanit për të marrë vendime të tilla.

“Situata aktuale politike në Sudan, e karakterizuar nga pasiguria dhe mungesa e legjitimitetit të qeverisë aktuale, vë në pikëpyetje vlefshmërinë e vendimeve të tilla ndërkombëtare. Kapaciteti i qeverisë aktuale të Sudanit për të marrë vendime me rëndësi jetike për marrëdhëniet ndërkombëtare, veçanërisht në kontekstin e çështjeve që kanë të bëjnë me sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, është e diskutueshme”, thuhet në deklaratë.

Më tej, Serbia i bën thirrje Sudanit të tërheqë vendimin për njohjen e Kosovës.

“Në të njëjtën kohë, ne i bëjmë thirrje qeverisë së Sudanit që të rishqyrtojë vendimin e saj, duke pasur parasysh kompleksitetin dhe delikatesën e situatës”, përfundon reagimi zyrtar.

Të ngajshme

Aksident tragjik në Qafën e Duhlës – humb jetën një grua, burri mbetet i lënduar

Valjeta Turkaj

30-35%, tarifat e Trumpit “godasin” Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë

Erzana Fazliu

Rritet mbi 100 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

Valjeta Turkaj