Telenews

Seria e Samsung Galaxy S23 do të mbështesë regjistrimin e videos me rezolucion

seria-e-samsung-galaxy-s23-do-te-mbeshtese-regjistrimin-e-videos-me-rezolucion

Galaxy S23 i Samsung është pothuajse afër dhe me afrimin e datës së lëshimit, natyrisht më shumë thashetheme fillojnë të shfaqen. E thashethemi fundit vjen nga një burim i besueshëm në lidhje me gjërat që lidhen me Samsung.

Në një cicërim të fundit, Ice Universe sugjeron se seria e Samsung Galaxy S23 do të sjellë mbështetje për regjistrimet e videos me rezolucion 8K@30FPS.

Në fakt, veçse ka shumë telefona të mençur me regjistrim prej 30fps në rezolucion 4320p, por që kjo do të jetë hera e parë që një telefon Samsung do ta ketë një mbështetje të tillë, raporton GSM Arena,.

GSM Arena shkruan se shpreson që Samsung do të jetë më bujar me ofrimin e hapësirave të përgjithshme, pasi që videot 8K marrin shumë hapësirë.

Ndryshimi midis 30fps dhe 24fps mund të mos duket shumë, por është padyshim i lehtë për t’u dalluar nga syri i lirë transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, informatori përmend vetëm “S23” duke nënkuptuar se i gjithë linja do të marrë këtë përmirësim, gjë që e bën atë pak më mbresëlënës duke qenë se versioni i thjeshtë i Galaxy S23 do të jetë një telefon i vogël.

Të ngajshme

AI-ja premton një revolucion në mjekësi: Mund të ndihmojë në gjetjen e kurës për kancerin

Yllka Gashi

Probleme me ChatGPT, Gemini dhe Grok, përdoruesit raportojnë vështirësi në funksionim –

KushtrimGuraj

Nju Jorku i thotë “STOP” AI-së: Një vit pa inteligjencë artificiale në shkolla

Yllka Gashi