Telenews

Shahini takohet me presidentin e Këshillit Ekonomik Social për Evropë

Presidenti i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini po qëndron në Selanik të Greqisë ku po merr pjesë në Forumin Ekonomiko-Social për Ballkanin Perëndimor.

Shahini gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim edhe me Presidentin e Këshillit Ekonomik Social për Evropë, z.Z.Oliver Röpke me të cilin ka pasur një bisedë shumë frytdhënëse, mëson Telenews.al

Shahini në këtë takim tha se gjendja ekonomike dhe sociale në Kosovë është solide, por rëndësia e funksionalizimit të KES në Kosovë është e nevojshme sa më parë të jetë e mundur.

Në fund të takimit në emër të AKB-së, Shahini e ka ftuar për një vizitë në Kosovë z.Röpke dhe që mësohet se po i njejti e ka pranuar pozitivisht ftesën e drejtuesit të AKB-së.

Vlen të ceket se Forumi Ekonomik Social ka filluar sot dhe mbyllet nesër me rekomandime për reforma në shtatë (7) shtetet e Ballkanit Perëndimor. /Telenews.al/

Të ngajshme

Kosova vendos detyrim shtesë për importin e farës së grurit nga Serbia

Yllka Gashi

Çmimet e karburantit në Gjermani arrijnë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Yllka Gashi

MINTI publikon çmimoren e re për derivate

Yllka Gashi