Telenews

Shala: Kushdo që e cënon miqësinë me SHBA-në shkel mbi gjakun e dëshmorëve

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të Ambasadorit të SHBA-së, Jeffrey Hovenier.

Shala përmes një postimi në Facebook, ka thënë se miqësia me SHBA-në është produkt i gjakut të UÇK-së, dhe kushdo që e cenon këtë miqësi po shkel mbi gjak dhe po tradhton dëshmorët që ranë për lirinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Miqësia me SHBA është produkt i djersës, mundit e sakrificës të shumë brezave, i gjakut të UÇK-së.

Kushdo që e cënon këtë miqësi të shenjtë, shkel mbi këtë mund e gjak, dhe tradhëton amanetin e të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës.

Të ngajshme

Osmani: Sot bota buzëqesh më shumë, sepse është dita e fëmijëve – Gëzuar 1 Qershorin!

Rrezarta Ramaj

Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për 365 ditë vëmendje, mbrojtje por po ashtu edhe për kujdes

Rrezarta Ramaj

Kurti pyetet me çka krenohet: Mbi 800 km rrugë në fshatra – edhe është dashur t’i nxjerrim njerëzit prej varfërisë

Rrezarta Ramaj