Telenews

SHAQIRI DEKLAROHET PAS NDESHJES, KA DISA FJALË EDHE PËR KOSOVËN

Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës e zhvilluar në Zurich është mbyllur baras me rezultat 1-1.
Pas ndeshjes ka folur ylli shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i cili e ka vlerësuar lartë Kosovën për ndeshjen e sotme.
Ai u ndal edhe tek emocionet e tij në këtë takim, duke thënë që atmosfera është fantastike.
“Ndjenja ka qenë shumë speciale për mua sepse hera e parë kam luajtur kundër Kosovës, shtetit ku kam lindur. Ishte speciale me shikues që kishin stërmbushur stadiumin, dhe atmosferë fantastike”.

“Kosova ka luajtur mirë, ka ekip të mirë dhe duhet të vazhdojë të luajë kështu edhe kundër ekipeve tjera të forta. Kosova ka cilësi, por i nevojitet më shumë përvojë. I nevojitet edhe pak kohë, por është në rrugë të mirë për të shkuar përpara”.
“Normalisht, që e kam pasur ndërmend ta veshi fanellën e Kosovën dhe kam pasur ëndërr të luajë, por luajë për Zvicrës dhe jam krenar sepse ky shtet na ka dhënë shumë mua dhe familjes time”.
“Kosovën e kam ekipin tim të preferuar dhe e përcjelli gjithmonë. Ky ishte barazimi më i ëmbël i karrierës time”, ka thënë Shaqiri.

Të ngajshme

Kombëtarja e Shqipërisë shënon fitore në udhëtim te Gjeorgjia, rriten shanset për vendin e parë

KushtrimGuraj

Kosova synon fitore me shumë gola ndaj Qipros

Erzana Fazliu

Shqipëria publikon formacionin startues ndaj Gjeorgjisë

Erzana Fazliu