Telenews

Shaqiri tregon veprimin e tij nëse i shënon gol Kosovës

Xherdan Shaqiri ka thënë se nuk do të gëzohet nëse do t’i shënojë gol Kosovës.

Futbollisti shqiptar i Zvicrës tha sot në një konferencë për media me trajnerin Murat Yakin, një ditë para ndeshjes kundër Kosovës, se ka shumë respekt për kundërshtarin e nesërm.

LEXO EDHE:

Shaqiri deklarohet para duelit me Kosovën

Ai tha se e do Kosovën, por edhe se është profesionist dhe i pëlqen të shënojë gola në ndeshje.

“E kam thënë edhe më parë. Kam shumë respekt për Kosovën sepse kam lindur atje dhe e dua atë vend. Kam shumë miq atje, e kam familjen ende atje. Natyrisht, dua të shënoj gjithmonë për Zvicrën. Më pëlqen të shënoj për Zvicrën, por nesër nuk do të gëzohem aq shumë sepse kam respekt për Kosovën”, tha ai, derisa iu përgjigj pyetjes së një gazetari shqiptar.

Zvicra dhe Kosova ballafaqohen nesër kundër njëra-tjetrës në ‘St.Jakobs Park’ të Bazelit, me fillim nga ora 20:45.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian Euro 2024. /Telenews.al/

Të ngajshme

Arrihet marrëveshja, Rrahmani vazhdon me Napolin me pagë të re dhe kontratë afatgjatë

KushtrimGuraj

E ardhmja e Lewandowskit në pikëpyetje, agjenti drejt Italisë për bisedime

KushtrimGuraj

I jashtëzakonshëm Fisnik Asllani, realizon super gol ndaj Hamburgut

Blearta