Telenews

SHBA-ja dëbon mbi 200 anëtarë të bandave në El Salvador

Më shumë se 200 venezuelianë të pretenduar nga Shtëpia e Bardhë si anëtarë bandash janë dëbuar nga SHBA-ja në një burg në El Salvador, edhe pse një gjykatës amerikan bllokoi largimet.

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele shkroi në mediat sociale se 238 anëtarë të bandës venezueliane “Tren de Aragua” kishin mbërritur në vendin e Amerikës Qendrore, së bashku me 23 anëtarë të bandës ndërkombëtare MS-13, të dielën në mëngjes.

As qeveria amerikane dhe as El Salvadori nuk i kanë identifikuar të arrestuarit, as nuk kanë dhënë detaje për krimin e tyre të dyshuar apo anëtarësimin në bandë, raporton BBC.

Urdhri i një gjykatësi federal e pengoi administratën Trump të thirrej në një ligj shekullor të kohës së luftës për të justifikuar disa prej dëbimeve, por fluturimet tashmë ishin nisur.

Të ngajshme

Kosova rikthehet në stërvitje, fokusohet te Izraeli

Yllka Gashi

Tahiri: Kanë mbetur edhe tetë ditë, nuk po shoh proces serioz politik për për çështjen e presidentit

Yllka Gashi

Behrami: Pas Deklaratës, tani urgjent të ndryshohet Ligji për Specialen

Yllka Gashi