Telenews

ShBA kritikon Kosovën për rregulloren e BQK-së – kërkon dënime për organizatorët e sulmit në Banjskë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur se ShBA është e bashkuar për paqe në Ballkan.

Ata thanë se kërkojnë nga Kosova dhe Serbia qe të përmbahen nga vendime te tyre dhe të kthehen në dialogun e lehtësuar të BE-së.

Tutje, ajo shtoi se ShBA ka paraqitur shqetësime për rregulloren e ndryshuar të Bankës Qendrore të Kosovës.

Tutje ShBA tha se ky vendim është marrë pa konsultim me popullaten lokale dhe ka bërë thirrje që zbatimi i këtij plani të shtyhet deri sa të ketë procedura të kënaqshme në përputhje me standartet evropiane, dhe deri sa popullata e prekur të informohet mjaftueshëm rreth këtij vendimi.

Përfaqësuesja e SHBA-së po ashtu ka përsëritur që ky shtet dënon sulmet paramilitare ndaj Policisë së Kosovës dhe ka kërkuar nga Serbia që të vërë para përgjegjësisë ata që planifikuan dhe kryen sulmin terrorist.

“Lideri i vetëquajtur i sulmit mbetet ende i lirë në Serbi. Edhe njëherë i bëjmë thirrje Serbisë që të kërkojë llogari të plotë nga vepruesit, organizatorët dhe sulmuesit e këtij sulmi”, ka thënë ajo.

Të ngajshme

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj