Telenews

Shfaqet ariu në Gërmi – Qytetari pretendon se u përball me të, alarmon institucionet

 

 

Një qytetar i Prishtinës ka njoftuar sot se në parkun e Gërmisë kanë parë një ari.

Ai përmes një postimi në grupin në Facebook “Network Prishtina” ka njoftuar për kujdes qytetarët.

“Përshëndetje po shoh që shumë qytetar gjatë orëve të vona pe frekuentojnë Parkun e Gërmisë sonte unë personalisht së bashku me një shok u përballem drejtë për së drejti me një Ari ku për fat shpëtuam pa dëme (posedonim mjete mbrojtëse) për shkak të natyrës së rastit njoftuam Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca në kuadër të Komunës se Prishtinës”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se ndonëse këto raste nuk po merren parasysh qytetarët duhet të kenë kujdes të shtuar.

“E dimë se këto raste nuk merren seriozisht as nga Policia as nga Komuna kështu qe e pash të arsyeshme me lajmëru edhe këtu TË KENI KUJDES TË SHTUAR GJATË ECJES NË PARKUN GERMIA.!”.

Të ngajshme

Kryeziu kundërshton KQZ-në për heqjen e sprejit në gishta me rastin e zgjedhjeve

Donat Hashani

Aksion i madh i Inspektoratit: Mbyllen 30 biznese të “muzikës live” dhe “qendrave të masazheve”

Donat Hashani

Arrestohet në kufi kosovari i kërkuar nga Zvicra për shpëlarje parash, falsifikim e mashtrim

Donat Hashani