Telenews

Shkaqet shëndetësore pse keni gjithmonë vapë

Shumë persona vuajnë ndjesinë e vapës së tepërt edhe në rastin kur koha nuk është e ngrohtë.

Por sado e çuditshme të duket, ndjesia e nxehtësisë së tepërt është një pasojë e një problemi shëndetësor e jo një tekë e momentit.

Cilat janë shkaqet e vapës së vazhdueshme

Hipertiroidizmi

Sipas të dhënave problemet me tiroiden, sidomos prodhimi i tepërt i hormoneve përshpejton ritmin energjik të trupit, gjë që shkakton nxehtësi të tepërt e të vazhdueshme.

Menopauza

Fundi i ciklit menstrual që ndodh rreth moshës 50 vjeçare u ‘dhuron’ femrave ethe të nxehta krejt të papritura.

Temperatura e trupit rritet shpejt dhe shkakton djersitje të tepërt, marramendje dhe rrahje të çrregullta të zemrës.

Temperatura

Temperatura normale e trupit është 37 gradë. Nëse ajo rritet më tepër, trupi vuan nga temperatura.

Temperatura zakonisht rritet kur trupi po përpiqet të luftojë viruse ose baktere.

Kafeina

Kafeina largon përgjumjen e mëngjesit por edhe rrit temperaturën e trupit.

Nëse merrni më shumë kafeinë, tensioni i gjakut rritet bashkë me aciditetin në stomak dhe nivelin e sheqerit në gjak.

Ushqimet pikante

Ushqimet pikante rrisin temperaturën e brendshme të trupit dhe ju bëjnë të djersini.

Nuk ka asnjë arsye për shqetësim, gjithmonë nëse nuk e teproni me ushqimet pikante./Telenews/

Të ngajshme

U zhduk pa gjurmë nga shtëpia në Prishtinë, 54-vjeçari gjendet pas tri ditësh – vëllai e gjen te Xhamia e Llapit –

KushtrimGuraj

Zgjedhjet në Serbi: Çfarë ndodh nëse fiton apo humb Aleksandar Vuçiq? –

KushtrimGuraj

Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Dilni e votoni, mbështeteni “Koalicionin Shqiptar” –

KushtrimGuraj