Telenews

Shkarkohet Bordi i Hidrodrinit, emërohet i riu

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike – Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini Sh. A. Pejë”.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ku thuhet se me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe arsyetimin e dhënë në mbledhje nga Ministrja e Ekonomisë znj.Artan Rizvanolli, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të rregullt ka shkarkuar Bordin e gjertanishëm të KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A.-Pejë, në përbërje të z. Jusuf Nikqi – kryetar, znj. Mevlyde Kelmendi-Begolli, z.Simon Balaj, z. Driton Sylqa – Drejtorë.

Po në këtë mbledhje Qeveria ka emëruar Bordin e ri të përkohshëm të KRU ‘Hidrodrini’Sh.A. – Pejë, në përbërje të: Qëndresa Kukaj – kryesuese, znj. Mirjeta Heta, z. Samir Lleshi dhe z.Noli Carrabregu – anëtarë.

Qeveria e Kurtit kishte emëruar me 11 janar 2023 këtë bord me kryesues Jusuf Nikçi, anëtarë të të cilit ishin emëruar Mevlyde Kelmendi – Begolli, Simon Balaj dhe Driton Sylça.

Të ngajshme

E dhimbshme: Ky është 55-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Skenderaj derisa po rregullonte çezmën e ujit –

KushtrimGuraj

Ambasadori britanik takon Presidenten Justina Shiroka-Pula: Do të forcojmë partneritetin me Kosovën –

KushtrimGuraj

Protestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Rrezarta Ramaj