Telenews

Shkelësit e trafikut: 33 shoferë mbetën pa leje brenda dy ditësh në Gjakovë

Policia në Gjakovë, përgjatë fundjavës që lamë pas, ka identifikuar 602 kundërvajtje të ndryshme në trafik, ku disa prej tyre ishin si gara shpejtësie, tejkalime të ndaluara, tejkalime të shpejtësisë dhe drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Bazuar në njoftimin zyrtar, si pasojë e këtyre shkeljeve, janë ndaluar si masë mbrojtëse 33 patentë shoferë, nga të cilët 21 prej tyre janë për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit, transmeton Klankosova.tv.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në DRP-Gjakovë do të vazhdojë me masa të rrepta preventive dhe ndëshkuese për të rritur sigurinë rrugore. Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të rrisin vetëdijen dhe të bëhen pjesë e parandalimit të aksidenteve në rrugë”.

Të ngajshme

Skandal në Francë: Dhjetëra çerdhe dhe shkolla po hetohen për dhunë seksuale ndaj fëmijëve

Valjeta Turkaj

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndan nga 100 euro 76 fëmijëve jetim

Valjeta Turkaj

Papa Leo paralajmëron se Inteligjenca Artificiale po nxit konflikte botërore

Valjeta Turkaj