Telenews

Shoqata e Naftëtarëve kërkon nga qeveria të anulojë vendimin e çmimeve tavan për derivate (DOKUMENT)

Vendimi i Qeverisë, respektivisht Ministrisë së Tregtisë, për vendosjen e çmimeve tavan për naftë e benzinë po kundërshtohet nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, ka thënë se ky vendim ka efekt shkatërrues për kompanitë e naftës.

Ai ka një lutje për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të anulojë këtë vendim që siç thotë ai, është i gabuar.

“Ky vendim është i dëmshëm për biznese, pasi marzha 12 centë me pakicë është vështirë të mbijetohet. Po e lus kryeministrin Kurti që ta anulojë këtë vendim të gabuar”, ka thënë Berjani.

Sipas tij, nëse ka kompani që manipulojnë dhe abuzojnë me çmime në dëm të qytetarëve, atëherë me ato kompani duhet të merren organet relevante e jo të dëmtohen të gjitha kompanitë.

“Nëse ka kompani që manipulojnë dhe abuzojnë me çmime në dëm të qytetarëve, atëherë me ato kompani duhet të merren organet relevante e jo të dëmtohen kompanitë, të cilat janë korrekte në shërbim të qytetarëve dhe me çmime reale”, ka vijuar Berjani.

Në një letër që Shoqata i ka drejtuar Ministrisë, thuhet se ky vendim është marrë pa asnjë analizë të ndikimit të vendimeve të vitit 2022.

Në këtë letër theksohet se ky vendim i obligon kompanitë sërish të punojnë me humbje që për pasojë kanë falimentimin e tyre.

Tutje, thuhet se Industria e naftës për shkak të inflacionit të përgjithshëm, është duke u ballafaquar me rritje të enorme të kostove të produkteve të naftës qoftë të pagave, “normave të interesit, shpenzimeve të mirëmbajtjes etj, e kombinuar me kufizim të marzhës së fitimit do të ketë shkatërruese për kompanitë e naftës”.

 

 

Të ngajshme

Kosova vendos detyrim shtesë për importin e farës së grurit nga Serbia

Yllka Gashi

Çmimet e karburantit në Gjermani arrijnë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Yllka Gashi

MINTI publikon çmimoren e re për derivate

Yllka Gashi