Telenews

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së anulon protestën e nesërme

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së ka njoftuar se nesër do jetë ditë normale dhe e rregullt e punës, duke e anuluar kështu protestën e paralajmëruar për të mërkurën.

Sipas saj, shoqata sindikale nuk ka kapacitet juridik që t’i parashtrojë kërkesa qeverive, pasi partner social e kanë punëdhënësin apo ndërmarrjen ku veprojnë shoqatat sindikale, andaj thirrja për protestë në këtë rast nuk do ketë ndonjë efekt pozitiv apo ndikim, përveç benefiteve personale dhe klanore.

“Duke u bazuar në faktin që Projektligji për Paga është tashmë në platformën e dëgjimit publik, ndërsa bazuar edhe në faktin që FSShK ka deponuar komentet dhe rekomandimet te sponsori i këtij ligji, në MSh dhe Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, kërkesat për mjete financiare të shprehura në përqindje në këtë fazë janë të pamatura, jashtë kontekstit dhe që realisht e minimizojnë rëndësinë dhe kërkesën e arsyeshme të shprehur përmes komenteve”, ka njoftuar Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së.

Kompetencë e negocimit dhe marrëveshjeve në nivel vendi, qoftë edhe parashtrimi i kërkesave në nivele qeveritare dhe ato ministrore është e federatave.

“Është e rrugës që në këtë fazë shoqatat sindikale dhe krerët e tyre t’i mënjanojnë interesat personale dhe mëritë, ndërsa t’i sensibilizojnë dhe angazhojnë anëtarësitë rreth diskutimit publik për Ligjin e Pagave në vend që t’i vendosin në rrugë”.

Kujtojmë se kjo kjo shoqatë para disa ditësh paralajmëroi protestën e nesërme dhe kërkesat ishin për rritje pagash për 50 për qind deri në implementim të Ligjit të Pagave, rritje e investimeve në shëndetësi për përmirësimin e kushteve, të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit si dhe miratim i Ligjit të Pagave dhe implementimi i tij nga janari 2023.

Të ngajshme

Gripi sezonal/ Rreth 20% e pacientëve me shenja të virozave në tremujorin e parë të vitit

Nga e marta rikthehet pluhuri saharian në Kosovë

FSSh pagoi borxhe mbi 23 milionë Euro në vitin 2023, afër 18 milionë spitaleve në Turqi